“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Nacionale

<div><div><img width="640" height="320" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814447-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="750" height="375" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814447-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij" loading="lazy"></p>Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një “call center”-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër. Si rezultat i operacionit, u vunë</div>

Madhësia e shkronjave

Një operacion i SPAK-ut, në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Policinë e Shtetit në Shqipëri, u zhvillua mbrëmjen e së premtes për të goditur një bazë të një “call center”-i në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga 10 persona dhe u shpallën në kërkim 2 drejtuesi e “call center”-it.
E pas publikimit të këtij lajmi, në disa media qarkulluan me shpejtësi pretendime se motra e Taulant Ballës qëndronte pas subjekteve të kontrolluara mbrëmjen e kaluar nga SPAK-u.
Lidhur me këto pretendime, ka reaguar mëngjesin e sotëm Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.
Ai theksoi se “fake news”-et përbëjnë një problem serioz shëndetësor për shoqërinë dhe demokracinë.
Gjithashtu, Balla është shprehur se është mësuar të përballet me sulme dhe lajme të pavërteta, duke theksuar se përhapja e tyre mbetet një rrezik serioz për shoqërinë.
“Gënjeshtra udhëton shpejt, por e vërteta mbërrin gjithmonë. Në një kohë kur lajmet e rreme përhapen me shpejtësi alarmante, dëmi që ato shkaktojnë është real: keqinformim, zemërim dhe humbje besimi. Çdo klikim, çdo shpërndarje pa verifikim i jep forcë gënjeshtrës. Prandaj, të ndalemi, të kontrollojmë burimin dhe të mendojmë kritikisht është një akt përgjegjësie qytetare”.
“E vërteta nuk ka nevojë të bërtas, ajo qëndron dhe kur zëri i saj është pak më i qet. Ah se harrova, kishte dalë bufi me sorrat me lajme të rreme prej mëngjesit meqë ai i mbrëmshmit kishte qene i rremë. Unë ja kam marrë dorën këtij maskarai por lajmet e rreme janë një problem shëndetësor i rëndë për shoqërinë dhe demokracinë të cilat duhen kuruar dhe gjetur ilaçe për t’i trajtuar”, u shpreh deputeti i PS-së, Taulant Balla.