Eduard Dervishaj, shqiptari që festoi titullin e Kupës së Botës me Spanjën – prej vitesh pjesë e federatës spanjolle

Sport

Eduard Dervishaj është një nga shqiptarët me karrierën më të suksesshme në administrimin e futbollit evropian. Prej shumë vitesh ai është pjesë e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, deri te zëvendës sekretar, dhe aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të Departamentit Ndërkombëtar dhe Operacioneve. I lindur dhe i rritur në […]

Madhësia e shkronjave

Eduard Dervishaj është një nga shqiptarët me karrierën më të suksesshme në administrimin e futbollit evropian.

Prej shumë vitesh ai është pjesë e Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit, ku ka mbajtur poste të rëndësishme, deri te zëvendës sekretar, dhe aktualisht ushtron detyrën e drejtorit të Departamentit Ndërkombëtar dhe Operacioneve.

I lindur dhe i rritur në Tiranë, Dervishaj jeton në Spanjë që nga viti 1997. Gjatë karrierës së tij ka qenë përgjegjës për organizimin e katër finaleve të Ligës së Kampionëve, ndërsa vitin e kaluar u emërua drejtues i projektit organizativ të Kupës së Botës 2030, që do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok.

Në Botërorin 2026, 65-vjeçari ishte pjesë e delegacionit të kombëtares së Spanjës, e cila zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm në Amerikën e Veriut dhe në fund u kurorëzua kampione e botës.

Pas triumfit, Dervishaj ndau në rrjetet sociale disa fotografi me trofeun e Kupës së Botës dhe trajnerin Luis de la Fuente, duke falënderuar të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Ai theksoi se pati privilegjin të përjetonte nga afër Botërorin e tij të dytë.

Para se të ndërtonte karrierën e tij në Spanjë, Eduard Dervishaj dha një kontribut të rëndësishëm edhe në futbollin shqiptar.

Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit në periudhën 1992–1996, ndërsa më herët ka punuar edhe si trajner i Dinamos së Tiranës. /Telegrafi/