Sa fituan kombëtaret në Kupën e Botës 2026?

Sport

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e shpërblimeve financiare për 48 kombëtaret pjesëmarrëse. Përveç lavdisë sportive, ekipet përfituan edhe miliona euro, në varësi të ecurisë së tyre në turne. Kampionia e re e botës, Spanja, ishte përfituesja më e madhe, duke arkëtuar 42 milionë dollarë, që janë rreth 36 milionë euro. Finalistja […]

Madhësia e shkronjave

Përfundimi i Kupës së Botës 2026 solli edhe ndarjen e shpërblimeve financiare për 48 kombëtaret pjesëmarrëse. Përveç lavdisë sportive, ekipet përfituan edhe miliona euro, në varësi të ecurisë së tyre në turne.

Kampionia e re e botës, Spanja, ishte përfituesja më e madhe, duke arkëtuar 42 milionë dollarë, që janë rreth 36 milionë euro.

Finalistja Argjentina përfitoi 30 milionë dollarë (rreth 25.7 milionë euro), ndërsa Anglia, që përfundoi në vendin e tretë, fitoi 27 milionë dollarë (rreth 23.1 milionë euro). Franca, e katërta, arkëtoi 25 milionë dollarë (rreth 21.4 milionë euro).

Edhe skuadrat që u eliminuan në fazat e tjera u shpërblyen:

– Çerekfinalistet – 19 milionë dollarë (rreth 16.3 milionë euro).

– Skuadrat e eliminuara në 1/8 e finales ) – 15 milionë dollarë (rreth 12.9 milionë euro).

– Skuadrat e eliminuara në 1/16 e finales – 11 milionë dollarë (rreth 9.4 milionë euro).

– Kombëtaret që nuk kaluan fazën e grupeve – 9 milionë dollarë (rreth 7.7 milionë euro).

Përveç suksesit sportiv, Kampionati Botërori 2026 rezultoi edhe një burim i rëndësishëm të ardhurash për federatat pjesëmarrëse, me Spanjën që, krahas trofeut të dytë në histori, u largua edhe me shpërblimin më të madh financiar të turneut. /Telegrafi/