Edhe KRU “Hidroregjioni” njofton rritjen e tarifave të ujit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="367" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811561-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Edhe KRU “Hidroregjioni” njofton rritjen e tarifave të ujit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="850" height="488" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/811561-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Edhe KRU “Hidroregjioni” njofton rritjen e tarifave të ujit" loading="lazy"></p>KRU “Hidroregjioni” ka njoftuar konsumatorët se nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në kuadër të procesit tarifor 2026–2028. Sipas KRU-së, rishikimi i tarifave është bërë pas analizave të shumta dhe si rezultat i disa faktorëve, përfshirë: Rritjen e</div>

Madhësia e shkronjave

KRU “Hidroregjioni” ka njoftuar konsumatorët se nga muaji janar do të hyjnë në fuqi tarifat e reja të ujit të miratuara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) në kuadër të procesit tarifor 2026–2028.
Sipas KRU-së, rishikimi i tarifave është bërë pas analizave të shumta dhe si rezultat i disa faktorëve, përfshirë:
Rritjen e çmimit të energjisë elektrike, Rritjen e kostove operative dhe të mirëmbajtjes, Nevojën për investime të reja dhe zgjerim të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit. Tarifat e reja do të aplikohen për të gjitha kategoritë e konsumatorëve dhe do të pasqyrohen në faturat mujore duke filluar nga janari i këtij viti.
KRU “Hidroregjioni” thekson se qëllimi kryesor mbetet sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm me ujë, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve dhe realizimi i projekteve investive në interes të qytetarëve. /Telegrafi/