“E pabesueshme”, Thierry Henry s’i ndalë lëvdatat për portierin e Kepit të Gjelbër: 40 vjeç dhe çfarë paraqitje

Sport

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry ka dhënë lëvdata të mëdha për portierin Vozinha pas paraqitjes mbrëselënëse ndaj Spanjës. 40-vjeçari ishte heroi i padiskutueshëm për Kepin e Gjelbër, ku bëri shtatë pritje brenda zonës. Henry së fundmi dha lëvdata për Vozinha, duke deklaruar se përpos pritjeve, ‘gardiani’ edhe zemëroi sulmuesit e Spanjës me tërë ato pritje. […]

Madhësia e shkronjave

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry ka dhënë lëvdata të mëdha për portierin Vozinha pas paraqitjes mbrëselënëse ndaj Spanjës.

40-vjeçari ishte heroi i padiskutueshëm për Kepin e Gjelbër, ku bëri shtatë pritje brenda zonës.

Henry së fundmi dha lëvdata për Vozinha, duke deklaruar se përpos pritjeve, ‘gardiani’ edhe zemëroi sulmuesit e Spanjës me tërë ato pritje.

“Duhet t’i japim mirënjohje. Në moshën 40-vjeçare për të prodhuar atë paraqitje në Kupën e Botës kundër Spanjës është e pabesueshme”.

“Të jemi të sinqertë, Spanja mund të shënonte dy ose tri vetëm në pjesën e parë, por secilën herë kur menduan se do të shënonin, Vozinha tha “jo sonte”.

“Çfarë më impresionoi nuk ishin pritjet, por koha. Momente të mëdha, në situatat një ndaj një, reflekset ku ishte aty”.

“Në atë moshë shumica e portierëve mendojnë pensionimin, si ta menaxhojnë karrierën.Ai dukej se sa ka nisur. Mund t’i shihni sulmuesit e Spanjës duke u zemëruar. Në ato momente e di kur një portier po kalon një natë të veçantë”.

“Shtatë pritje nuk e shfaqin tërë historinë e plotë. Dukej si çdo sulm duhej të kalonte mbi të. Për këso netë njerëzit e duan futbollin. Ndonjëherë një person vendos se nuk lejon historinë të shkruhet aq lehtë”, deklaroi ai./Telegrafi/