Dy burra në Karolinën e Veriut ndalohen duke lëvizur në rrugë me një divan

Life/Bizare

Policia në Karolinën e Veriut ka hasur një prej mjeteve më të pazakonta të transportit në rrugët e qytetit, pasi ndaloi dy burra që po lëviznin mbi një divan të vërtetë. Departamenti i Policisë Charlotte-Mecklenburg tha në rrjetet sociale se bëhej fjalë për një rast “padyshim të veçantë”, pasi efektivët ndaluan dy persona që po […]

Madhësia e shkronjave

Policia në Karolinën e Veriut ka hasur një prej mjeteve më të pazakonta të transportit në rrugët e qytetit, pasi ndaloi dy burra që po lëviznin mbi një divan të vërtetë.

Departamenti i Policisë Charlotte-Mecklenburg tha në rrjetet sociale se bëhej fjalë për një rast “padyshim të veçantë”, pasi efektivët ndaluan dy persona që po udhëtonin në rrugën S. Tryon Street… mbi një divan.

Po, një divan i vërtetë. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë mobilien të vendosur mbi dy skuterë elektrikë, me dy burrat duke e përdorur atë si një lloj mjeti transporti.

Policia, ndonëse e pranoi kreativitetin e tyre, u kujtoi qytetarëve se siguria duhet të jetë gjithmonë prioritet në rrugë, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht se çfarë po ‘drejtoni’ – nëse mund ta quajmë kështu – ju lutemi mendoni së pari për sigurinë”, shkroi policia, duke paralajmëruar se mjete të tilla mund të befasojnë shoferët e automjeteve dhe t’i shpërqendrojnë ata gjatë drejtimit.

Efektivët ngritën edhe një pyetje për qytetarët: nëse një mjet i pazakontë në rrugë mund të shkaktojë hutim apo reagime të pasigurta nga shoferët e tjerë, ndoshta është më mirë të rishikohet ideja e përdorimit të tij.

Nuk është bërë e ditur nëse dy burrat janë gjobitur apo kanë marrë ndonjë masë tjetër për këtë udhëtim të pazakontë.

Në fund, policia nuk e la pa një batutë rastin, duke sugjeruar se, si rregull, mobiliet që lëvizin është më mirë t’ia lëmë IKEA-s. /Telegrafi/