Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte, publikisht zotohem se Ligji për dhomat e Specializuara do të votohet të enjten në lexim të dytë

Nacionale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nëse sot do të zgjidhet presidenti i vendit, publikisht zotohet se të enjten në mëngjes do të votohet edhe Projektligji për dhomat e Specializuara në lexim të dytë. Kurti theksoi se presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa Ligji për […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot në një konferencë të jashtëzakonshme për media se nëse sot do të zgjidhet presidenti i vendit, publikisht zotohet se të enjten në mëngjes do të votohet edhe Projektligji për dhomat e Specializuara në lexim të dytë.

Kurti theksoi se presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa Ligji për Dhomat e Specializuara mundet më pastaj, duke respektuar afatin 72 orësh.

“Le ta zgjedhim presidentin sonte dhe unë zotohem publikisht se në paraditen e së enjtes kalon leximi i dytë i Projektligjit për Dhomat e Specializuara”, tha ai.

Sipas tij, LVV do të votojë në lexim të dytë Projektligjin e Dhomave të specializuara dhe këtë e bëjnë duke respektuar Rregulloren e punës së kuvendit, ku 72 orë i bie paraditja e së enjtes.