Vetëm pak ditë pasi u martuan për herë të dytë në Sicili, Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj Callum Turner po planifikojnë hapin e tyre të ardhshëm të madh.
Ylli i muzikës pop, 30 vjeçe, dhe aktori 36-vjeçar do të zhvendosen në Shtetet e Bashkuara për shtatë muaj, ndërsa Turner nis punën në ribërjen e filmit horror të vitit 1981, Possession.
Aktori, i cili do të luajë përkrah Tom Hanks dhe Margaret Qualley, e konfirmoi lajmin dhe tha:
“Ne punojmë në profesione që na detyrojnë të udhëtojmë nëpër botë. Është e rëndësishme që, kur jemi në shtëpinë tonë në Londër, të kalojmë sa më shumë kohë me miqtë tanë. Ne kujdesemi që të jemi bashkë sa më shumë të jetë e mundur”, tha ai për Hollywood Reporter.

Dua dhe Callum thanë “Po” në Londër pothuajse dy javë më parë.
Tetë anëtarë të familjes dhe miq qëndruan në të dyja anët e shkallëve të Marylebone Registry Office dhe hodhën konfeti mbi çiftin e lumtur pas ceremonisë së martesës.
Fundjavën pasuese, çifti udhëtoi drejt Italisë për një festë madhështore ku morën pjesë shumë emra të njohur.
Elton John, 79 vjeç, i cili mbërriti me aeroplan privat për ceremoninë, dhe Dua janë miq të ngushtë që prej bashkëpunimit të tyre në këngën Cold Heart në vitin 2021.
Në dasmë ishte e pranishme edhe stilistja italiane Donatella Versace, 71 vjeçe. Ceremonia u mbajt në ambientet e Villa Valguarnera, një vilë e shekullit të 18-të në Bagheria të Sicilisë, dhe besohet se ajo ka dizajnuar fustanin e Duas.
Mes të ftuarve të tjerë të njohur ishin aktori britanik Joe Alwyn, aktorja amerikane Grace Gummer me bashkëshortin e saj, DJ Mark Ronson, si dhe këngëtarja Charli XCX me bashkëshortin e saj George Daniel, bateristin e grupit The 1975.
Raportohet se disa prej të ftuarve nënshkruan marrëveshje konfidencialiteti për të mbrojtur privatësinë e festimeve tre-ditore, të cilat nisën të premten.
Vila ku u zhvillua ceremonia luksoze, e cila është shfaqur edhe në serialin The White Lotus, konsiderohet gjerësisht si një nga vilat më të rëndësishme historike dhe kulturore në Sicili.
Gjatë festimeve pas ceremonisë së Londrës, legjenda e muzikës Elton John i dedikoi çiftit një interpretim të hitit të tij të famshëm Your Song, në një moment tepër emocional dhe prekës.
Ceremonia nisi në orën 17:00 dhe zgjati rreth një orë, ndërsa të ftuarit filluan të mbërrinin që nga ora 15:30 me rreth 60 minibusë.
Nusja dhe dhëndri mbërritën në vendin e ceremonisë në orën 15:00 me një automjet luksoz Mercedes-Maybach V-Class për të përshëndetur të ftuarit para se të nisnin zyrtarisht ceremoninë e martesës.





