Dronët ukrainas arritën në Siberi, sulmohet një rafineri e naftës

Bota

Dronët ukrainas godasin thellë në territorin rus, sulmohet rafineria e naftës në Tyumen. Dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë arritur deri në rajonin e Siberisë, duke sulmuar një rafineri nafte në Tyumen, rreth 2000 kilometra larg kufirit me Ukrainën. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin, duke bërë të ditur se në territorin e impiantit ranë […]

Madhësia e shkronjave

Dronët ukrainas godasin thellë në territorin rus, sulmohet rafineria e naftës në Tyumen.

Dronët e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë arritur deri në rajonin e Siberisë, duke sulmuar një rafineri nafte në Tyumen, rreth 2000 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Autoritetet lokale konfirmuan incidentin, duke bërë të ditur se në territorin e impiantit ranë mbetje të dronëve.

Sipas tyre, sulmi nuk ka shkaktuar dëme serioze, megjithëse detajet e plota të ngjarjes nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, pamje satelitore kanë treguar dëme në rafinerinë e naftës në Moskë pas një tjetër sulmi me dronë.

Në imazhe shihet një rezervuar nafte, kapaku i të cilit është dëmtuar dhe është ngritur nga shpërthimi.

Sulmet me dronë në thellësi të territorit rus janë intensifikuar gjatë muajve të fundit, me objektiv kryesisht impiantet energjetike dhe infrastruktura strategjike. /Telegrafi/