Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë

Nacionale

Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj. Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave. Protesta organizohet […]

Madhësia e shkronjave

Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.

Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

07/11/2026 12:14- Gjashtë kërkesat e protestuesve

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist në protestën që ka nisur sot në ora 12:00 në Prishtinë, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn kanë 6 kërkesa.

Ndër to është edhe kërkesa për legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra.

Kërkesat:

  • Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtores së QPS-së Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar/e tjetër të përfshirë;
  • Shkarkim të Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit;
  • Trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare;
  • Sigurim të banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje;
  • Veting apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë
  • Legalizim të sprejit vetëmbrojtës për gra
Komentet