Feronikeli ’74 dhe Ballkani luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Sport

Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora 13:00. Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Dukagjinit dhe […]

Madhësia e shkronjave

Feronikeli ’74 dhe Ballkani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Drenicasit janë nikoqir të therandasve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi nga ora 13:00.

Ekipi i Elon Berishës vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Dukagjinit dhe një barazimi ndaj Malishevës, kështu që dëshiron të vazhdojë formën e mirë me një rezultat pozitiv para tifozëve të vetë.

Në anën tjetër, ekipi i Sami Sermaxhajt ka dy fitore radhazi dhe gjithashtu dëshiron të vazhdoj serinë pozitive të rezultateve për t’u ngjitur edhe më tutje në tabelë.

Feronikeli ’74: Në pritje..

Ballkani: Selmani; Diene, Jashanica, Batarelo, Dosso; Sabanhadzovic, Domgjoni; Klinaku, Giovanni, Hamidi; Berisha;

/Telegrafi/

Komentet