Nis takimi i Grupit punues, Konjufca mbledh përfaqësuesit e partive për strategjinë e apelimit në Hagë

Nacionale

Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. […]

Madhësia e shkronjave

Ka nisur takimi i parë i grupit punues për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Takimi po mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa udhëhiqet nga ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Në takim kanë mbërritur deputetja e PDK-së dhe ushtruesja e detyrës së kryetares së kësaj partie, Vlora Çitaku, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, si dhe Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, raporton KP.

Grupi punues është themeluar nga Qeveria e Kosovës për hartimin dhe bashkërendimin e strategjisë shtetërore lidhur me procedurën e apelimit të aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ministri Konjufca kishte paralajmëruar se takimi do të zgjasë disa orë dhe se angazhimi i grupit punues do të vazhdojë gjatë gjithë ditës.

Komentet