“Do të largohem”, përzgjedhësi që drejtoi ekipin në finalen e Kupës së Botës konfirmon të ardhmen

Sport

Lionel Scaloni ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga posti i përzgjedhësit të Argjentinës pas përfundimit të kontratës së tij në dhjetor, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026. Trajneri argjentinas pranoi se dëshiron të bëjë një pushim dhe se në fund të vitit do të zhvillojë një […]

Madhësia e shkronjave

Lionel Scaloni ka lënë të hapur mundësinë që të largohet nga posti i përzgjedhësit të Argjentinës pas përfundimit të kontratës së tij në dhjetor, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026.

Trajneri argjentinas pranoi se dëshiron të bëjë një pushim dhe se në fund të vitit do të zhvillojë një bisedë me presidentin e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) për të vendosur të ardhmen e tij.

“Do të vazhdoj të punoj deri në dhjetor dhe më pas, sigurisht, do të flas me presidentin e AFA-s. Mendoj se ideja është të bëj një pauzë dhe të marr frymë pak”.

Scaloni theksoi se është krenar për gjithçka që ka arritur me Argjentinën, por la të kuptohet se cikli i tij mund të jetë drejt fundit.

“Ka qenë një kënaqësi e madhe të jem këtu dhe jam krenar për këtë. Deri në dhjetor, nëse presidenti dëshiron që të vazhdoj, do të qëndroj, por pas kësaj, siç thashë, do të jetë e vështirë sepse situata mund të ndryshojë dhe kjo është krejtësisht normale”.

“Pas dhjetorit, me shumë gjasa do ta lë këtë detyrë. Do të shohim”, deklaroi Scaloni në një intervistë për Ole.

Argjentina ndërkohë e ka të paqartë edhe të ardhmen e kapitenit Lionel Messi./Telegrafi/