Diant Ramaj pranë largimit nga Dortmundi, nuk udhëton me ekipin për fazën përgatitore

Sport

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do ta kryejë fazën përgatitore para se të nisë sezoni 2026/27. Ramaj, që vazhdon ta presë thirrjen e Gjermanisë në nivelin ndërkombëtar, nuk është i kënaqur me pozitën e dytë te Dortmundi, kësisoj dëshirën një sfidë […]

Madhësia e shkronjave

Portieri me prejardhje nga Kosova, Diant Ramaj nuk ka udhëtuar me Borussia Dortmundin për në Japoni, aty ku skuadra do ta kryejë fazën përgatitore para se të nisë sezoni 2026/27.

Ramaj, që vazhdon ta presë thirrjen e Gjermanisë në nivelin ndërkombëtar, nuk është i kënaqur me pozitën e dytë te Dortmundi, kësisoj dëshirën një sfidë të re.

Gazetari Florian Plettenberg raporton se portieri do të diskutojë me klubet, ndërsa ende është e paqartë a do të jetë vetëm huazim, apo ndonjë shitje.

“Diant Ramaj pritet të largohet nga Borussia Dortmund para se të mbyllet afati kalimtar. 24-vjeçari nuk ka udhëtuar me skuadrën për në Japoni në mënyrë që të mbajë bisedime me klubet e interesuara”.

“Nëse do të jetë huazim apo transferim direkt, do të jetë plotësisht e hapur. Diskutimet po vazhdojnë dhe ka disa kërkesa”, shkroi ai.

Ndërkohë, Ramaj pritet që të vendosë edhe për të ardhmen në muajt e ardhshëm ngase duket që Gjermania nuk e ka fare në plane./Telegrafi/