Daniel Dubois ka fituar rimeçin ndaj Fabio Wardleyt, duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në versionin WBO.
Përballja mes dy boksierëve britanikë, të njohur për fuqinë e goditjeve nokautuese, u zhvillua në Londër dhe përfundoi që në raundin e dytë.
Gjyqtari Steve Gray e ndërpreu meçin, ndërsa pothuajse në të njëjtën kohë, trajneri i Wardleyt, Ben Davison, hodhi peshqirin, duke pranuar humbjen e boksierit të tij.
Dubois e rrëzoi Wardleyn në ring vetëm 17 sekonda pas fillimit të meçit, duke e dominuar më pas kundërshtarin e tij, i cili është tre vjet më i vjetër.
Highlights from Daniel Dubois’ DEMOLITION of Fabio Wardley in their rematch for the WBO heavyweight title 👊 https://t.co/mkXlSWSMUm
— Ring Magazine (@ringmagazine) October 17, 2026
Kjo ishte një fitore bindëse për Duboisin, sidomos duke pasur parasysh se përballja e parë mes tyre, e zhvilluar në maj, kishte zgjatur plot 11 raunde.
Për Wardleyn, kjo ishte humbja e dytë në karrierën e tij si boksier profesionist. Ndërkohë, Dubois vazhdon të mbajë titullin e kampionit të botës në peshat e rënda në versionin WBO./Telegrafi/






