Marc Cucurella ka vlerësuar paraqitjen e Real Madridit ndaj Sevillas, duke theksuar kontrollin e lojës, intensitetin dhe kontributin e të gjithë futbollistëve.
Në një prononcim për Real Madrid TV, mbrojtësi tha se skuadra kishte zhvilluar një ndeshje të mirë që nga minutat e para, duke ditur se kur duhej ta mbante topin dhe kur duhej ta rriste ritmin e lojës.
“Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë që nga fillimi. E dinim kur duhej ta kontrollonim lojën dhe kur duhej të luanim më shpejt. Ishin 90 minuta shumë të mira”.
Ai theksoi se fitoret e bëjnë më të lehtë punën e skuadrës dhe ndihmojnë lojtarët ta kuptojnë nivelin që kërkohet për të konkurruar në nivelet më të larta.
“Kur fiton, gjithçka është më mirë dhe më e lehtë. U frikësuam pak në Romë, por ditëm ta përmbysnim situatën. Kjo na ndihmon ta kuptojmë se duhet të japim gjithmonë 100 për qind. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre dhe kjo është rruga që duhet të ndjekim”.
Cucurella nënvizoi gjithashtu rëndësinë e paraqitjeve në shtëpi, duke pranuar se Santiago Bernabeu është një stadium që imponon respekt, veçanërisht duke pasur parasysh cilësinë e futbollistëve të Real Madridit.
“Është shumë e rëndësishme. Nuk është e lehtë të luash këtu, pasi është një stadium që imponon respekt, sidomos me cilësinë që kanë lojtarët tanë. Nëse e shndërrojmë Bernabeun në një fortesë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.
Reali në mesjavë do të luajë në Ligën e Kampionëve pastaj e pret përballja me rivalin e përbetuar, Barcelonën në “Camp Nou”./Telegrafi/






