Goditjet në tru te personat nën 55 vjeç janë rritur me 83 për qind në tri dekada

shendetesi

Goditjet në tru po bëhen gjithnjë e më të shpeshta te personat nën moshën 55-vjeçare, duke sfiduar bindjen se kjo gjendje prek kryesisht të moshuarit. Një studim amerikan, i publikuar në revistën shkencore Neurology, zbuloi se rastet e para të goditjes në tru te personat e moshës 20 deri në 54 vjeç u rritën me […]

Madhësia e shkronjave

Goditjet në tru po bëhen gjithnjë e më të shpeshta te personat nën moshën 55-vjeçare, duke sfiduar bindjen se kjo gjendje prek kryesisht të moshuarit.

Një studim amerikan, i publikuar në revistën shkencore Neurology, zbuloi se rastet e para të goditjes në tru te personat e moshës 20 deri në 54 vjeç u rritën me rreth 83 për qind nga viti 1993 deri në vitin 2020 në rajonin e Cincinnatit dhe Kentuckyt Verior.

Rritja është vërejtur kryesisht te goditjet ishemike, të cilat ndodhin kur bllokohet një enë gjaku që furnizon trurin me gjak.

Foto ilustruese

Ndërkohë, te pacientët e rinj me goditje në tru janë bërë më të shpeshta edhe probleme si tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe çrregullimet e ritmit të zemrës, si dhe përdorimi i substancave psikoaktive, veçanërisht marihuanës.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se të dhënat nuk dëshmojnë se këta faktorë janë shkaku i drejtpërdrejtë i rritjes së rasteve.

Studimi përfshiu vetëm një rajon të Shteteve të Bashkuara, ndaj rezultatet nuk mund të përgjithësohen automatikisht për të gjitha vendet.

Një tjetër gjetje është se vdekshmëria brenda 30 ditëve pas goditjes në tru ka rënë nga 11,7 në 9,4 për qind.

Kjo do të thotë se më shumë pacientë mbijetojnë, por një pjesë e tyre mund të përballen me pasoja afatgjata, përfshirë vështirësi në lëvizje, të folur dhe kujtesë.

Studiuesit nënvizojnë rëndësinë e identifikimit dhe trajtimit të hershëm të faktorëve të rrezikut, duke përfshirë kontrollin e tensionit të gjakut, diabetit dhe problemeve kardiovaskulare, edhe te të rriturit e rinj. /Telegrafi/

Komentet