Dalin nga miniera 18 minatorët e mbetur mbi 16 orë në zgafellë të Trepçës

Nacionale

Kanë dalë nga miniera 18 minatorët e mbetur nën 800 metra nëntokë në Trepçë. Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur anëtari i Sindikatës së Punëtorëve në Trepçë, Gani Osmani. Osmani tha nxjerrja e minatorëve u mundësua nga rregullimi përkohësisht i energjisë elektrike. “Dolën 18 minatorët, e ndreqën rrymën përkohësisht, veç sa dolën…”, tha shkurt […]

Madhësia e shkronjave

Kanë dalë nga miniera 18 minatorët e mbetur nën 800 metra nëntokë në Trepçë.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur anëtari i Sindikatës së Punëtorëve në Trepçë, Gani Osmani.

Osmani tha nxjerrja e minatorëve u mundësua nga rregullimi përkohësisht i energjisë elektrike.

“Dolën 18 minatorët, e ndreqën rrymën përkohësisht, veç sa dolën…”, tha shkurt Osmani.

Ndryshe, pas një defekti të rëndë teknik në minierën e Trepçës la të ngujuar disa minatorë në thellësi të zgafellës për më shumë se 16 orë. /Telegrafi/