Cilat profesione po rrezikohen më shumë nga Inteligjenca Artificiale e cilat jo?

Nacionale

Në podcastin “Rrugëtimi”, ekspertja e teknologjisë Teuta Sahatqija, foli për ndikimin që inteligjenca artificiale po ka në tregun global të punës, duke thënë se profesionet më të prekura nuk janë ato fizike, por pikërisht profesionet e njerëzve të kualifikuar. Sipas saj, në fillim ekzistonte bindja se AI do të zëvendësonte kryesisht punët repetitive dhe profesione […]

Madhësia e shkronjave

Në podcastin “Rrugëtimi”, ekspertja e teknologjisë Teuta Sahatqija, foli për ndikimin që inteligjenca artificiale po ka në tregun global të punës, duke thënë se profesionet më të prekura nuk janë ato fizike, por pikërisht profesionet e njerëzve të kualifikuar.

Sipas saj, në fillim ekzistonte bindja se AI do të zëvendësonte kryesisht punët repetitive dhe profesione më të thjeshta, por realiteti po del ndryshe.

“Po me kalimin e këtyre viteve e kemi pa që më tepër janë të atakuam njerëz të cilët kanë kualifikime… njerëz të cilët programojnë”, deklaroi ajo.

Sahatqija përmendi edhe rastet e kompanive të mëdha globale që kanë larguar mijëra punëtorë për shkak të automatizimit.

“Kemi pa me dhjetë mijë njerëz që janë largu prej Amazonit, prej Microsoftit, prej Google-it. Ata nuk kanë qenë këpucëtarë, as nuk kanë qenë bukëpjekës, po kanë qenë programera”, tha ajo.

Megjithatë, sipas saj inteligjenca artificiale nuk mund ta zëvendësojë kreativitetin dhe emocionin njerëzor.

“AI nuk ka kreativitet. Nuk ka inteligjencë. AI-ja e ka aftësinë marramendëse për me mësu prej sendeve çka ekzistojnë edhe në bazë të atyne me kriju diçka, po njeriu e ka inteligjencën që bën inovacion edhe gjen diçka që nuk ekziston”, deklaroi Sahatqija.

Ajo shtoi se profesionet që lidhen me kreativitetin, komunikimin njerëzor dhe mendimin kritik do të mbeten më të mbrojtura nga automatizimi.

“Profesionet që kanë të bëjnë me njeriun, që kanë të bëjnë me soft skills, me aftësi të buta, profesione që kanë nevojë për një mendim kritik, janë profesione të cilat nuk do të preken”, u shpreh ajo.

Sipas Sahatqijës, institucionet duhet të fokusohen në rikualifikimin e njerëzve për profesionet e reja që po krijohen nga inteligjenca artificiale.

“Na duhet t’i rikualifikojmë njerëzit sepse AI-ja i ka kriju punë të reja. I ka humbë një pjesë, po ka kriju edhe më tepër”, tha ajo.

Podcastin e plotë mund ta shikoni më poshtë. /Telegrafi/