Haziri thërret qytetarët në protestë pranë Kuvendit: O sot, o kurrë!

Nacionale

Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës pranë Kuvendit të Kosovës. Përmes një thirrjeje publike, Haziri ka kërkuar mobilizim të qytetarëve, duke e lidhur protestën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kërkesën për drejtësi. “Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të […]

Madhësia e shkronjave

Organizatori i protestave të përnatshme në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës pranë Kuvendit të Kosovës.

Përmes një thirrjeje publike, Haziri ka kërkuar mobilizim të qytetarëve, duke e lidhur protestën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kërkesën për drejtësi.

“Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë”, thuhet në thirrjen e tij.

Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në shesh, duke përdorur sloganin “O sot, o kurrë”.

“UÇK-ja ka nevojë për ne. TANI!”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatori.

Në fund të thirrjes, Haziri ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në protestë me mesazhet: “Për UÇK-në. Për drejtësi. Ejani tani!”.

Protestat e përnatshme në Prishtinë janë zhvilluar në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.