Bersant Celina shënon gol në barazimin e AIK

Sport

Bersant Celina ka gjetur rrugën e golit në barazimin 2-2 të AIK ndaj IF Brommapojkarna, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit. Mesfushori realizoi në minutën e 59-të për epërsinë 1-0, por mysafirët arritën të rikthehen dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2. Celina ishte ndër më të mirët në fushë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Bersant Celina ka gjetur rrugën e golit në barazimin 2-2 të AIK ndaj IF Brommapojkarna, në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit.

Mesfushori realizoi në minutën e 59-të për epërsinë 1-0, por mysafirët arritën të rikthehen dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

Celina ishte ndër më të mirët në fushë dhe u aktivizua deri në minutën e 74-t.

AIK-u, pas fitores 2-1 në xhiron e parë, tashmë ka katër pikë në dy ndeshje.

Celina numëron 36 paraqitje dhe një gol me Kombëtaren e Kosovës, por nuk është ftuar prej një kohe në ekipin përfaqësues. /Telegrafi/