Bella Hadid tërhoqi vëmendjen teksa u fotografua duke shijuar pushimet në një jaht luksoz në Saint-Tropez, pas paraqitjes së saj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Supermodelja 29-vjeçare u shfaq me bikini të kuqe elegante, ndërsa kalonte kohën mes rrezeve të diellit, notit dhe momenteve relaksuese me miqtë në Rivierën Franceze.

Gjatë ditës, Bella ndërroi disa kombinime verore, duke i shtuar paraqitjes së saj stil retro dhe aksesorë të kuruar, shkruan DailyMail.
Ajo kompletoi dukjen me syze dielli, bizhuteri ari dhe flokët e mbledhura në mënyrë të çrregullt, ndërsa në disa momente u pa duke pozur për fotografi në bord të jahtit.
Paraqitja e saj glamuroze mori menjëherë vëmendjen e medieve dhe fansave në rrjetet sociale. /Telegrafi/





