Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë në “Metropolitano” ndaj Atletico Madridit (0-2), duke e barazuar për një moment serinë çerekfinale të Ligës së Kampionëve (2-2), por madrilenët reaguan dhe kthyen epërsinë (3-2).
Pas golit të shpejtë të Lamine Yamal për 1-0, katalanasit vazhduan me presion dhe e gjetën sërish rrugën e rrjetës.
Zhvillohej minuta e 24-të, kur Dani Olmo dha një pasim të thjeshtë katror brenda zonës për Ferran Torres, i cili u tregua i qetë para portës dhe e goditi fort topin, duke e dërguar brenda shtyllës së djathtë.
Pas një minute ishte Fermin Lopez, që i vetëm me portier humbi rast të mirë për 3-0.
Ishte minuta e 32-të, kur Atletico shënoi për 2-1, me Ademola Lookman që gjeti rrjetën pas një kundër zbritje të shpejtë.
Me këtë gol, rezultati i ndeshjes është 2-1 për Barcelonën, ndërsa duke pasur parasysh se takimi i parë ishte mbyllur 2-0 për Atletico Madridin, seria tashmë është 3-2 në favor të madrienëve. /Telegrafi/






