Auto Mita surprizon qytetarët, i dërgon me motor në destinacionin e tyre

Magazina

Auto Mita ka realizuar një iniciativë ndryshe, duke surprizuar qytetarët në rrugë. Ekipi i tyre iu afrua personave që po prisnin autobusin ose po ecnin drejt destinacionit të tyre, duke u ofruar t’i dërgonin me motor atje ku kishin për të shkuar. Qytetarët, të befasuar nga oferta e papritur, pranuan me kënaqësi të hipnin në […]

Madhësia e shkronjave

Auto Mita ka realizuar një iniciativë ndryshe, duke surprizuar qytetarët në rrugë.

Ekipi i tyre iu afrua personave që po prisnin autobusin ose po ecnin drejt destinacionit të tyre, duke u ofruar t’i dërgonin me motor atje ku kishin për të shkuar.

Qytetarët, të befasuar nga oferta e papritur, pranuan me kënaqësi të hipnin në motor dhe të dërgoheshin në vendin ku kishin planifikuar të shkonin.

Për shumë prej tyre, kjo ishte një eksperiencë e re dhe një mënyrë më e shpejtë dhe komode për të arritur në destinacion.

Reagimet ishin jashtëzakonisht pozitive. Shumë prej qytetarëve falënderuan Auto Mitën për iniciativën, duke e cilësuar si një veprim të bukur që ua zbukuroi ditën.

Disa prej tyre u shprehën të impresionuar edhe nga performanca dhe komoditeti i motorit, madje nuk munguan as ata që thanë se do të dëshironin ta blinin një të tillë pas kësaj përvoje.

Me këtë iniciativë, Auto Mita tregoi se synon të krijojë eksperienca pozitive për qytetarët, duke i afruar ata më pranë motorëve në një mënyrë praktike dhe miqësore.

Nisma u prit me shumë entuziazëm dhe la përshtypje te të gjithë ata që u bënë pjesë e saj. /Telegrafi/