Atalanta trondit Milanin në San Siro, Rossonerët rrezikojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Sport

Milani ka pësuar një humbje të rëndë nga Atalanta në San Siro duke u mposhtur me rezultat 2-3. Mysafirët shënuan të parët vetëm pas shtatë minutave lojë, kur mesfushori brazilian Ederson kaloi zikaltërtit në epërsi 0-1. Kur pritej reagimi i vendasve, ndodhi e kundërta, pasi mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me Zappaccostan […]

Madhësia e shkronjave

Milani ka pësuar një humbje të rëndë nga Atalanta në San Siro duke u mposhtur me rezultat 2-3.

Mysafirët shënuan të parët vetëm pas shtatë minutave lojë, kur mesfushori brazilian Ederson kaloi zikaltërtit në epërsi 0-1.

Kur pritej reagimi i vendasve, ndodhi e kundërta, pasi mysafirët shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me Zappaccostan i cili u asistua nga Krstovic për 0-2.

Me epërsinë e dyfishtë të bergamaskëve u mbyllën 45 minutat e para të kësaj ndeshje.

Atalanta e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur Giaccomo Raspadori shënoi për 0-3 pas asistimit nga Ederson,

Vendasit u rikthyen në lojë me golin e mbrojtësit Pavlovic në minutën e 87-të për 1-3.

E në minutën e 94-të, Christopher Nkunku realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 2-3.

Milani me këtë humbje rrezikon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, pasi Juventusi tani është e treta me 68 pikë. Rossonerët janë të katërtit me 67 pikë, aq sa ka edhe Roma në pozitën e pestë.

Ndeshjen e ardhshme Milani e luan në udhëtim te Genoa, derisa Atalanta pret Bolognën. /Telegrafi/