Në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka ndërruar jetë një pacient 72-vjeçar, tek i cili në laborator ishte konfirmuar virusi i “Nilit Perëndimor”.
Siç njoftoi drejtori i klinikës, Fadil Cana, pacienti që nga fillimi kishte simptoma të rënda dhe gjendje të theksuar neurologjike.
Pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra dhe monitorimit të vazhdueshëm, gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.
Aktualisht, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive janë të shtruar 24 pacientë.
Tek 19 prej tyre prania e virusit të Nilit Perëndimor është konfirmuar laboratorikisht, ndërsa 5 pacientë janë të dyshuar dhe janë në proces të diagnostifikimit.






