Arsenali synon afrimin shokues të yllit të Totenhamit

Sport

Arsenali raportohet se ka bërë një lëvizje surprizë për kapitenin e Tottenham Hotspurit, Cristian Romero. Sipas gazetarit italian Alfredo Pedullà, “Topçinjtë” kanë shfaqur interes konkret për qendërmbrojtësin argjentinas, i cili pritet të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere. Romero është lidhur prej kohësh me një transferim te Atletico Madridi, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Interi. […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali raportohet se ka bërë një lëvizje surprizë për kapitenin e Tottenham Hotspurit, Cristian Romero.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedullà, “Topçinjtë” kanë shfaqur interes konkret për qendërmbrojtësin argjentinas, i cili pritet të largohet nga Tottenhami gjatë kësaj vere.

Romero është lidhur prej kohësh me një transferim te Atletico Madridi, ndërsa interesim ka shfaqur edhe Interi. Klubi spanjoll konsiderohet favorit për ta transferuar 28-vjeçarin, pasi vetë lojtari dëshiron të zhvendoset në Madrid.

Megjithatë, Atletico ende nuk ka arritur të plotësojë kërkesën e Tottenhamit, i cili kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Në këtë situatë, sipas raportimit, edhe Arsenali ka hyrë në garë për nënshkrimin e Romero.

Megjithatë, një transferim i tillë shihet si shumë i vështirë për shkak të rivalitetit të madh mes dy klubeve të Londrës Veriore. Lojtari i fundit që kaloi drejtpërdrejt nga Tottenhami te Arsenali ishte Sol Campbell, një transferim që mbetet ndër më të diskutuarit në historinë e futbollit anglez.

Nga ana tjetër, Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri. Objektivi kryesor i Mikel Artetas mbetet Ezri Konsa, por transferimi i mbrojtësit të Aston Villas pritet të kushtojë edhe më shumë sesa ai i Cristian Romeros./Telegrafi/