Kampioni aktual i Anglisë, Arsenali, bëri një hap konkret dhe jashtëzakonisht të vështirë financiarisht duke dërguar një ofertë zyrtare prej 90 milionë eurosh për mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes.
Duke pasur parasysh që braziliani 28-vjeçar thuhet se ka rënë dakord për kushtet personale dhe një kontratë afatgjatë deri në vitin 2031, dëshira e tij për t’u transferuar në Emirates është e qartë.
Tek drejtuesit e Topçinjve ekziston një optimizëm i madh se do të jenë në gjendje ta thyejnë rezistencën e Newcastle dhe ta përfundojnë zyrtarisht këtë marrëveshje spektakolare në ditët në vijim.
“Arsenali po pret përgjigjen e Newcastle për ofertën e tyre (90 milionë euro) për Bruno Guimaraes, i cili ka një marrëveshje të plotë me Arsenalin për një kontratë deri në vitin 2031”.
“Topçinjtë janë të bindur se do të arrijnë një marrëveshje me Newcastle United FC për të finalizuar marrëveshjen në ditët në vijim”, ka shkruar gazetari i njohur Nicolo Schira.
Me mbërritjen e Guimaraes, Arsenali do të fitonte një forcë të shkëlqyer dhe të provuar në mesfushë, gjë që do t’i forconte më tej ambiciet e tyre për kampionat dhe Ligën e Kampionëve.
Si kujtesë, Guimaraes mbërriti te Newcastle United më 30 janar 2022 në afatin kalimtar të dimrit nga Lyoni i Francës për një shifër të raportuar prej 50 milionë eurosh. /Telegrafi/






