Arrestohet në Bruksel ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803605-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Arrestohet në Bruksel ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="900" height="600" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803605-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Arrestohet në Bruksel ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini" loading="lazy"></p>Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, nga forcat e rendit të Belgjikës. Ajo u ndalua në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”.  Më</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini është arrestuar këtë të martë, nga forcat e rendit të Belgjikës.
Ajo u ndalua në kuadër të hetimeve dhe bastisjeve të kryera pranë Kolegjit të Evropës dhe Shërbimit për Veprim të Jashtëm (SEAE). Kështu raporton e përditshmja belge “L’Echo”.  Më herët doli se autoritetet belge kishin arrestuar tre të dyshuar për një mashtrim të dyshuar të lidhur me formimin e financuar nga BE-ja për diplomatët e rinj.
Bastisjet, të kryera me kërkesë të Prokurorisë Evropiane (EPPO) dhe të miratuara nga gjykatësi hetues dhe Policia Federale belge, u zhvilluan pranë SEAE në Bruksel, në ndërtesat e Kolegjit të Evropës në Bruges dhe në banesa private. Hetimet lidhen me Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian, një program formimi për diplomatët e rinj në vendet e BE-së.
Në total janë ndaluar tre persona e mes tyre edhe Mogherini. Hetimi lidhet me dyshime për favorizim dhe konkurrencë të padrejtë në dhënien nga shërbimi diplomatik i BE-së Kolegjit të Evropës të një programi trajnimi nëntëmujor të destinuar për diplomatët e ardhshëm evropianë, Akademinë Diplomatike të Bashkimit Evropian. Faktet e kontestuara i përkasin periudhës 2021-2022 dhe veprat e dyshuara janë mashtrim në dhënien e kontratave publike, korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje e sekretit profesional./Tv Klan