Afaristi nga diaspora kandidat i AAK-së për deputet

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803607-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Afaristi nga diaspora kandidat i AAK-së për deputet" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1366" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803607-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Afaristi nga diaspora kandidat i AAK-së për deputet"></p>Mehmet Klinaku nga Vushtrria, arkitekt me profesion dhe afarist i njohur në Gjermani, nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj. Haradinaj tha se Klinaku do ta begatojë listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Ai sjell energji pozitive</div>

Madhësia e shkronjave

Mehmet Klinaku nga Vushtrria, arkitekt me profesion dhe afarist i njohur në Gjermani, nga sot i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Haradinaj tha se Klinaku do ta begatojë listën e AAK-së për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Ai sjell energji pozitive nga diaspora e respektuar shqiptare në Gjermani, si dhe një vizion të qartë për strategjinë që Kosova duhet ta ndërtojë për tërheqjen e investimeve nga diaspora, investime që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit”.
“Diaspora nuk duhet të përmendet vetëm kur nevojiten votat, ajo duhet të jetë aksionare kryesore e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Prandaj, shteti duhet t’i krijojë kushte më të lehta e më të afërta diasporës për marrjen e dokumenteve dhe shërbimeve të ndryshme, përmes ekipeve mobile dhe zgjidhjeve të tjera praktike. Mirë se u bashkove me Aleancën, Mehmet! Suksese!”, ka shkruar ai.