Anthony Gordon mund të quhet lojtar i Barcelonës, kryen testet mjekësore dhe nënshkruan fanellat për tifozët

Sport

Sipas Diario Sport, Anthony Gordon e ka kryer me sukses kontrollin mjekësor para transferimit të bujshëm te Barcelona. Raportohet se anësori anglez ndaloi edhe jashtë qendrës sportive për të firmosur fanella për disa tifozë. Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje me Newcastle United për një shumë fikse prej 80 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit. […]

Madhësia e shkronjave

Sipas Diario Sport, Anthony Gordon e ka kryer me sukses kontrollin mjekësor para transferimit të bujshëm te Barcelona.

Raportohet se anësori anglez ndaloi edhe jashtë qendrës sportive për të firmosur fanella për disa tifozë.

Barcelona thuhet se ka arritur marrëveshje me Newcastle United për një shumë fikse prej 80 milionë eurosh për kartonin e 25-vjeçarit. Me nënshkrimin e kontratës pesëvjeçare në Kataloni, Gordon pritet të rrisë ndjeshëm pagën javore.

Diario Sport shton se Barcelona ka lënë pas konkurrencën e fortë nga Liverpooli dhe Bayern Munich për të siguruar shërbimet e sulmuesit këtë verë.

Shitja përbën fitim të madh për Newcastle, që e kishte transferuar Gordonin nga Evertoni për 45 milionë funte në vitin 2023.

Ndërkohë, Barcelona ka përgatitur edhe një ofertë zyrtare prej 100 milionë eurove drejtuar Atletico Madridit për yllin argjentinas Julian Alvarez./Telegrafi/