Ylli i ri i Real Madridit, Franco Mastantuono, po përballet me një pritje të tensionuar, pasi rrezikon të mbetet jashtë listës përfundimtare të Argjentinës për Kupën e Botës.
Pavarësisht se është paraqitur në grumbullimin e kombëtares në gjendje optimale fizike, sulmuesi adoleshent mund të përjashtohet nga përzgjedhësi Lionel Scaloni para afatit të fundit të së dielës, për arsye thjesht taktike.
Sipas një raportimi të AS, Mastantuono është në rrezik të mos sigurojë vend në listën finale të Argjentinës për Botërorin.
18-vjeçari iu bashkua kampit kombëtar në kompleksin stërvitor “Lionel Messi” në Buenos Aires, në fund të një sezoni të vështirë debutues në Madrid, ku zhvilloi 23 paraqitje.
Edhe pse forma e tij fizike vlerësohet si shembullore, një vend në avion drejt turneut nuk është aspak i garantuar.
Nëse talenti i ri do të mbetet jashtë, mungesa e tij do të lidhej vetëm me planin taktik të trajnerit, dhe jo me ndonjë shqetësim apo dëmtim.
Brenda Federatës Argjentinase të Futbollit ka mendime të ndara rreth integrimit të menjëhershëm të sulmuesit në kombëtare.
Aktualisht, lojtari mbetet në listën e alternativave së bashku me Emi Buendia, Matias Soule dhe Agustin Giay, duke pritur të shihet nëse ndonjë futbollist i dëmtuar largohet nga grumbullimi./Telegrafi/






