Ballina Nacionale Ambasadori britanik shpreson që institucionet të formohen sa me shpejt që Kosova...

Ambasadori britanik shpreson që institucionet të formohen sa me shpejt që Kosova të angazhohet në dialog

10

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur në takim kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.
Hargreaves ka thënë se me Haradinajn ka folur që të formohen institucionet sa më shpejt në vitin e ri.
Kështu, që Kosova të jetë e angazhuar plotësisht në dialogun e lehtësuar nga Brukseli, si dhe të bëjë përparim në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Këtë pasdite u takova me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Patëm një diskutim të mirë, duke shpresuar që institucionet të formohen sa më shpejt të jetë e mundur në vitin e ri, në mënyrë që Kosova të jetë në gjendje të angazhohet plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të bëjë përparim në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.