Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut.
Në një postim në Facebooj, Ahmeti tha se kjo shtatore është simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare.
“Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën kur zemrat tona rrahin më fort për kuq e zinë, duke na kujtuar rrugën e sakrificës që na solli deri këtu”, ka thënë Ahmeti.
I njëjti ka theksuar se gjatë ditës, u bënë edhe homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, “një monument që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka mbajtur gjallë familjen dhe kombin ndër shekuj”.
“Ky nderim i dyfishtë, për heroin dhe për nënën, na rikujton se liria dhe identiteti ynë janë trashëgimi e përbashkët e burrave dhe grave që dhanë gjithçka për të ardhmen tone”. /Klankosova.tv
https://www.facebook.com/share/p/1C7C8Zb49M/
Ali Ahmeti: Në Garanë të Kërçovës u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i krenarisë kombëtare
<div><div><img width="640" height="396" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802663-attachment-1024x634.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ali Ahmeti: Në Garanë të Kërçovës u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i krenarisë kombëtare" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1156" height="716" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802663-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ali Ahmeti: Në Garanë të Kërçovës u përurua shtatorja e Skënderbeut, simbol i krenarisë kombëtare"></p>Kryetari i Bashkimit Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, ka thënë se sot në fshatin Garanë, të Kërçovës, në Ditën e Flamurit Kombëtar, u përurua shtatorja e Skënderbeut. Në një postim në Facebooj, Ahmeti tha se kjo shtatore është simbol i përjetshëm i lirisë, qëndresës dhe krenarisë kombëtare. “Ky moment i rëndësishëm vjen pikërisht në ditën</div>






