Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
“Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik”, ka shkruar Kurti.
Telegrami i plotë:
E nderuar familja Kasapi,
Me zemër të rënduar pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Shpatit. Një ikje e tillë, e papritur dhe e parakohshme, dhemb shumë dhe vjen si e padrejtë. Tingëllon edhe e pavërtetë, aq i ri ishte dhe gjithë atë energji e mbante dhe e rrezatonte.
Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat e të gjithëve si një djalë punëtor, i qeshur, dhe mbi të gjitha, shumë karizmatik. Komuniteti artistik ka humbur njërin nga figurat më të dashura të tij, sepse secili prej tyre ka vetëm fjalë të mira për Shpatin. Muzika e tij ka arritur të bashkojë shqiptarë gjithandej botës, por më së shumti ka bashkuar shqiptarët e Kosovës e të Luginës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky kontribut i tij do të mbetet përherë i pashlyeshëm.
Ngushëllime gjithë familjes Kasapi, komunitetit artistik, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ngushëllime zonjës Gjylymser, zonjës Selvije dhe djalit Roel. Zoti u dhashtë forcën për të përballuar këtë humbje.
Me respekt të thellë, Albin Kurti Kryeministër i Republikës së Kosovës
Albin Kurti për Shpat Kasapin: Një ikje e tillë, dhemb shumë – brezat e pasluftës janë rritur me këngët e tij
<div><div><img width="640" height="356" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802018-attachment-1024x570.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Albin Kurti për Shpat Kasapin: Një ikje e tillë, dhemb shumë – brezat e pasluftës janë rritur me këngët e tij" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1192" height="664" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802018-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Albin Kurti për Shpat Kasapin: Një ikje e tillë, dhemb shumë – brezat e pasluftës janë rritur me këngët e tij" loading="lazy"></p>Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime familjes Kasapi pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi. “Humbja e tij na ka prekur të gjithëve, pa marrë parasysh profesionet apo gjeneratat. Shumë breza të pasluftës janë rritur me figurën e tij dhe këngët emblematike. Ai ka mbajtur një vend të veçantë në zemrat</div>






