Afati i fundit për diasporën, sot përfundon regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit

Nacionale

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor. Procesi i regjistrimit ka filluar më 6 maj dhe mbyllet sot, më 17 maj. Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në përfaqësitë diplomatike. Votimi me postë do […]

Madhësia e shkronjave

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 7 qershor.

Procesi i regjistrimit ka filluar më 6 maj dhe mbyllet sot, më 17 maj.

Qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës mund të votojnë në dy mënyra: përmes postës ose në përfaqësitë diplomatike.

Votimi me postë do të zhvillohet nga 25 maji dhe do të zgjasë 12 ditë, deri më 6 qershor, ndërsa votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet një ditë para zgjedhjeve në Kosovë, më 6 qershor, nga ora 07:00 deri në 19:00.

Ndërkohë, nga 6 maji ka nisur edhe periudha për ndërrimin e qendrave të votimit brenda komunës, si dhe për konfirmimin ose kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë thirrje qytetarëve edhe që të verifikojnë Qendrën e tyre të Votimit dhe të përfundojnë procedurat brenda afatit të përcaktuar.

“Verifiko Qendrën tënde të Votimit! Kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë për të ndërruar Qendrën e Votimit brenda komunës – afati mbyllet më 17 maj 2026”, ka njoftuar KQZ.

KQZ ka miratuar Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme, e cila përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 më shumë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme të mbajtura më 28 dhjetor 2026.

Po ashtu, KQZ ka certifikuar 902 kandidatë për deputetë nga 21 subjekte politike./Telegrafi/