Adele zbulon lidhjen e veçantë me djalin 13-vjeçar falë Formula 1: Ai është i fiksuar, por edhe unë jam

Magazina

Adele ka dhënë një intervistë të rrallë, ku ka folur për marrëdhënien me djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, duke zbuluar se pasioni i përbashkët për Formula 1 i ka afruar edhe më shumë. Këngëtarja bëri një paraqitje surprizë në selinë e McLaren Racing, ku u takua me drejtorin ekzekutiv Zac Brown dhe pilotët Lando Norris […]

Madhësia e shkronjave

Adele ka dhënë një intervistë të rrallë, ku ka folur për marrëdhënien me djalin e saj 13-vjeçar, Angelo, duke zbuluar se pasioni i përbashkët për Formula 1 i ka afruar edhe më shumë.

Këngëtarja bëri një paraqitje surprizë në selinë e McLaren Racing, ku u takua me drejtorin ekzekutiv Zac Brown dhe pilotët Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Artistja tregoi se gjithçka nisi kur djali i saj u interesua për kartingun, sporti nga ku e nisin karrierën shumica e pilotëve të Formula 1, shkruan DailyMail.

“Djali im është shumë i dhënë pas kartingut. Nuk njoh shumë adoleshentë që kanë një pasion kaq të madh, ndaj përpiqem ta mbështes. Ai është i fiksuar, por edhe unë jam e fiksuar”, u shpreh Adele.

Ajo shtoi se nuk e kishte menduar kurrë se do të krijonte një lidhje kaq të fortë me djalin e saj përmes këtij sporti. “Kur fëmija yt ka një interes, duhet ta mbështesësh dhe të interesohesh edhe ti. Nuk e prisja që do të lidhesha me djalin tim që po hyn në adoleshencë duke diskutuar për pilotët dhe garat, por është shumë bukur”, tha këngëtarja.

Gjatë bisedës me Lando Norris, Adele pranoi gjithashtu se nuk këndon aq shpesh sa më parë. “Nuk këndoj shumë shpesh tani”, u shpreh ajo, ndërsa e cilësoi punën e saj si “qesharake”, duke shpjeguar se kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të bëhej një yll botëror i muzikës.

Fituesja e 16 çmimeve Grammy foli edhe për marrëdhënien e saj me famën, duke pranuar se gjithmonë ka pasur vështirësi ta përballojë atë.

Sipas Adele, ajo ende e sheh me habi faktin që një vajzë nga Tottenhami arriti të ndërtojë një karrierë me sukses ndërkombëtar. /Telegrafi/