Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmonë, derën e ka hapur

Nacionale

<div><div><img width="640" height="380" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Agimi77.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1016" height="603" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Agimi77.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="" loading="lazy"></p>Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës. “E di që është bërë temë edhe çështja e Agim Veliut. Unë kam thënë gjithmonë që Agimi e ka vendin në LDK gjithherë. S’ma ka kërkuar kurrë. Agimi kurrë nuk ka ardhur […]</div>

Madhësia e shkronjave

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, e ka vendin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“E di që është bërë temë edhe çështja e Agim Veliut. Unë kam thënë gjithmonë që Agimi e ka vendin në LDK gjithherë. S’ma ka kërkuar kurrë. Agimi kurrë nuk ka ardhur të më thotë po du me hy në listë. Derën e LDK-së e ka hapur. Mund të vijë. Nuk ka hidhërim”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, Agim Veliu, ka qenë fitues i LDK-së për 20 vjet në Podujevë edhe se është figurë e fitores së LDK-së në Podujevë.
“Është një njeri që e don LDK-në dhe punon gjithë jetën për LDK-në. Agimi është vetë LDK-ja. Mundemi me pas mospajtime, por ai e ka vendin e tij në LDK, e ftoj të punoj ende për LDK-në”, ka thënë kreu i LDK-së.