A po i zëvendëson “Invisalign” aparatet fikse për drejtimin e dhëmbëve?

shendetesi

Ortodoncia moderne dhe buzëqeshja e padukshme Ass.Dr.Sci. Visar DishaSpecialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së NofullaveSpecialist i Kirurgjisë Orale dhe ImplantologjisëTel. +38344559287 Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë pacientë kërkojnë një trajtim që nuk rregullon vetëm dhëmbët, por ofron edhe estetikë dhe rehati gjatë gjithë procesit. Pikërisht këtu hyn Invisalign, inovacioni […]

Madhësia e shkronjave

Ortodoncia moderne dhe buzëqeshja e padukshme

Ass.Dr.Sci. Visar DishaSpecialist i Protetikes StomatologjikeSpecialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së NofullaveSpecialist i Kirurgjisë Orale dhe ImplantologjisëTel. +38344559287

Në ditët e sotme, gjithnjë e më shumë pacientë kërkojnë një trajtim që nuk rregullon vetëm dhëmbët, por ofron edhe estetikë dhe rehati gjatë gjithë procesit. Pikërisht këtu hyn Invisalign, inovacioni që ka revolucionarizuar drejtimin e dhëmbëve dhe që po bëhet zgjedhja kryesore e pacientëve në mbarë botën.

Avantazhet që e bëjnë Invisalign-in zgjedhjen më moderne për buzëqeshje perfekte:

Protezat transparente janë pothuajse të padukshme. Pacienti mund të buzëqeshë lirshëm dhe të ndihet i sigurt gjatë gjithë trajtimit, pa pasur nevojë të shqetësohet për tela apo kapëse metalike të dukshme.

Invisalign është i dizajnuar për t’u përshtatur në mënyrë të përsosur me dhëmbët dhe mishrat, pa shkaktuar irritime. Pa metal, pa tela – vetëm komoditet.

Një nga avantazhet më të mëdha është mundësia për ta hequr aparatin gjatë larjes së dhëmbëve dhe përdorimit të fillit dentar. Kjo do të thotë dhëmbë më të pastër dhe mishra më të shëndetshëm gjatë gjithë kohës së trajtimit.

Meqë protezat transparente hiqen para vakteve, pacientët mund të konsumojnë të gjitha ushqimet që duan, pa frikën se do të dëmtojnë aparatin.

Me ndihmën e softuerit 3D, trajtimi me Invisalign planifikohet paraprakisht dhe pacienti mund të shohë simulimin e rezultateve të buzëqeshjes së tij përpara se të nisë procesin.

• Rezultate të parashikueshme dhe efektive

Çdo seri alignerësh (protezat transparente për drejtimin e dhëmbëve ), punojnë me precizitet për të zhvendosur dhëmbët gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar, duke garantuar rezultatet e dëshiruara.

Procedura e trajtimit me Invisalign është e thjeshtë dhe moderne. Fillimisht, ortodonti bënë një konsultë dhe merr shenjat digjitale të dhëmbëve me skaner 3D (pa nevojë për dyll apo shtypje tradicionale). Më pas, me anë të një softueri të veçantë krijohet plani i trajtimit, ku pacienti mund të shohë paraprakisht si do të ndryshojnë dhëmbët e tij hap pas hapi deri te rezultati përfundimtar. Pas aprovimit, në laborator prodhohet një seri alignerësh transparentë, të personalizuar vetëm për pacientin. Çdo aligner vendoset për rreth 1–2 javë dhe gradualisht i lëviz dhëmbët në pozicionin e dëshiruar. Vizitat e kontrollit bëhen periodikisht për të monitoruar progresin, derisa buzëqeshja të bëhet perfekte.

Invisalign është më shumë se një aparat dentar – është një zgjidhje moderne, estetike dhe komode për drejtimin e dhëmbëve. Ai i jep pacientit mundësinë të buzëqeshë lirshëm që nga dita e parë e trajtimit, duke kombinuar teknologjinë më të avancuar me rehatinë maksimale.

Nëse kërkoni trajtim modern për dhëmbë të drejt dhe estetikë maksimale të buzëqeshjes, Invisalign është zgjedhja e duhur për ju. /Telegrafi/