A ka Labi i BBVK një fëmijë jashtëmartesor? – Flet gruaja e tij

Magazina

<div><div><img width="640" height="460" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/labi.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="727" height="522" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/labi.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor. Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke i mohuar plotësisht këto pretendime. Ajo sqaroi se situata ka lindur nga […]</div>

Madhësia e shkronjave

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi që u interpretua se banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka një fëmijë jashtëmartesor.
Lidhur me këtë, bashkëshortja e tij Laureta Hoxha ka folur sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke i mohuar plotësisht këto pretendime.
Ajo sqaroi se situata ka lindur nga një keqkuptim për shkak të mbiemrit të njëjtë “Rexha”, dhe se në fakt nëna e fëmijës ka kërkuar përmes Labinotit të gjejë babain biologjik.
“Ky fëmijë nuk ka të bëjë asgjë me Labinotin. Labinoti, përpos që ka tentuar ta kontaktojë babain e fëmijës dhe ta ndihmojë, nuk ka asgjë tjetër. Nëna e fëmijës nuk ka mundur të kontaktojë me babain e vërtetë dhe e ka gjetur Labinotin vetëm për shkak të mbiemrit Rexha. Ai ka kërkuar ndihmë nga Labinoti, për ta gjetur prindin e fëmijë së vet” , tha Laureta.
Ajo theksoi njëherësh se babai i vërtetë i fëmijës është një familjar nga Rahoveci, po ashtu me mbiemrin Rexha.