Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, uroi Listën Studentore për fitoren në zgjedhjet në Serbi dhe qytetarët e vendit për vullnetin e shprehur demokratik.
“Jam i bindur se ky rezultat zgjedhor do të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë, të bazuar në miqësi, dialog të sinqertë dhe përkushtim ndaj së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, shkroi ai në X.
Kryeministri malazez, Millojko Spajiq, tha se zgjedhjet në Serbi rikujtojnë se vullneti i qytetarëve dhe e drejta për të vendosur lirisht për të ardhmen e tyre janë themeli i çdo ndryshimi demokratik.
Duke uruar përfaqësuesit e Listës Studentore, ai shprehu besimin se marrëdhëniet mes dy vendeve do të mbështeten në respekt dhe dialog të hapur, pa ngritje të panevojshme tensionesh.
“Qytetarët e të dyja shteteve meritojnë marrëdhënie që maten me rezultate konkrete të bashkëpunimit dhe jo me thellësinë e mosmarrëveshjeve diplomatike”, shkroi Spajiq.
Ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në OKB, Zllatko Llagumxhija, uroi studentët dhe qytetarët e Serbisë, duke e cilësuar fitoren e Listës Studentore si “një ditë të shkëlqyer për një të ardhme të begatë të Serbisë dhe rajonit”.
“Urime studentëve dhe popullit të Serbisë. Trashëgimia e Zoran Gjingjiqit jeton. Shpresoj se do të ecim së bashku dhe do ta shfrytëzojmë mundësinë për një fillim të ri në rrugën tonë të përbashkët drejt së ardhmes euroatlantike”, tha Llagumxhija.
Reagoi edhe kryeministri i Hungarisë, Peter Magjar, i cili mori detyrën pas fitores së partisë së tij, Tisza, ndaj Viktor Orbanit në zgjedhjet e prillit.
“Në Serbi, Vuçiq ka pranuar humbjen. Lista Studentore ka fituar shumicën absolute në zgjedhje. Festimet kanë nisur në rrugët anembanë Serbisë”, shkroi Magjar në X.
“A ju duket e njohur?”, shtoi ai.
Partia Demokratike Evropiane (EDP) mirëpriti fitoren e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare, duke thënë se ky rezultat i jep Serbisë një mundësi të re në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Një fitore e jashtëzakonshme e demokracisë, lirisë dhe së ardhmes së Serbisë”, tha Sandro Gozi, eurodeputet nga grupi Renew Europe dhe sekretar i përgjithshëm i EDP-së.
“Ky rezultat i jashtëzakonshëm është fryt i përpjekjeve të një brezi të tërë të rinjsh, të cilët patën guximin, vendosmërinë dhe forcën për t’i bindur qytetarët e të gjitha moshave se ndryshimi nuk është vetëm i nevojshëm, por edhe i mundur”, shtoi ai.
SERBIA: TONIGHT BELGRADE IS CLOSER TO BRUSSELSThe European Democratic Party welcomes the victory of the Student List (Studentska lista) in the parliamentary election held in Serbia on 25 October 2026. The result ends more than a decade of dominance by Vučić’s Serbian Progressive Party and gives the country a new chance on its European path.“An extraordinary victory for democracy, for freedom and for the future of Serbia!” said @sandrogozi , Renew Europe MEP and Secretary-General of the EDP. “This incredible result is the achievement of an entire generation of young people who had the courage, determination and strength to convince citizens of all ages that change was not only necessary, but possible.”https://t.co/3vJmAEyuWA
— European Democrats (@democrats_eu) October 25, 2026
