Bayern Munich mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në prag të ndeshjes kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve, pasi trajneri Vincent Kompany po përballet me probleme shëndetësore.
Sipas mediumit francez “L’Equipe”, trajneri belg u detyrua të largohej nga stoli gjatë fitores së thellë 6-1 të Bayernit, pasi nuk ndihej mirë.

Kompany raportohet se po lufton me një virus dhe ka dhimbje në ijë, ndërsa deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera rreth gjendjes së tij shëndetësore.
Mungesa e mundshme e belgut vjen në një moment të rëndësishëm për bavarezët, të cilët të mërkurën do të përballen me Arsenalin në një sfidë të madhe evropiane.
Kompany shpreson të rikuperohet në kohë për të qenë pranë skuadrës së tij. Nëse gjendja shëndetësore nuk i përmirësohet, Bayerni mund të detyrohet ta zhvillojë këtë përballje pa trajnerin në stol. /Telegrafi/





