Hoffenheim ia dedikon Albian Hajdarit fitoren ndaj Monchengladbach

Sport

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir. Skuadra gjermane e nisi më zbehet këtë sezon, por duket se tani kanë rigjetur formën kurse kanë për objektiv ngjitjen sa më parë në pjesën e epërme të tabelës. Këtë fitore, Hoffenheimi ia kushtoi dyshes Albian […]

Madhësia e shkronjave

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.

Skuadra gjermane e nisi më zbehet këtë sezon, por duket se tani kanë rigjetur formën kurse kanë për objektiv ngjitjen sa më parë në pjesën e epërme të tabelës.

Këtë fitore, Hoffenheimi ia kushtoi dyshes Albian Hajdari dhe Nathan de Cat, të cilët po mungojnë shkaku i lëndimeve.

Hajdari e la prapa lëndimin që pësoi me Kosovën por fatkeqësisht lëndoi këmbën në stërvitje me klubin gjerman, kësisoj do të mungojë edhe për disa javë.

Ndërkohë, është ende e paqartë nëse ylli i Kosovës do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e muajit nëntor kundër Izraelit dhe Irlandës./Telegrafi/

Komentet