Lazio ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Juventusi, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
Skuadra e Gennaro Gattusos fitoi me rezultat 0-3, në sfidën ku ishin më të mirë në periudhën më të madhe të lojës.
Juventusi e nisi më mirë për të krijuar disa aksione si dhe shënoi me Randal Kolo Muanin, mirëpo goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, ishte Lazio që e zhbllokoi epërsinë përmes Oliver Provstgaard pas asistimit të Zaccagnit (37’).
Juve sërish e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, ku Woltemade ishte afër të realizonte një gol të bukur.
Dele-Bashiru! THREE for Lazio ⚽⚽⚽#JuveLazio 0-3 https://t.co/YX1zIVy9DV
— Lega Serie A (@SerieA_EN) October 18, 2026
Mirëpo, kur askush s’e priste Gustav Isaksen shënoi një supergol nga distanca për të dyfishuar epërsinë (66’).
Pas këtij goli, Luciano Spalletti e futi në lojë Edon Zhegrovën, i cili kompletoi disa driblime por që assesi s’ia doli të asistonte apo të shënonte.
Krejt në fund, Lazio realizoi edhe një herë përmes Fisayo Dele-Bashiru për ta vulosur fitoren (89’).
Lazio me këtë fitore ngjitët në pozitën e dytë me 19 pikë ndërsa Juventusi zë pozitën e tetë me 11 sosh./Telegrafi/





