Federata Spanjolle merr vendimin përfundimtar pas ankesës së Real Madridit për pezullimin e Viniciusit

Sport

Komiteti i Ankesave i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) e hodhi poshtë ankesën e Real Madridit dhe la në fuqi pezullimin me katër ndeshje të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior. Vinicius u përjashtua fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Villarrealit (1-0). Real Madrid kërkoi që dënimi të anulohej ose të paktën të ulej, por gjykata e […]

Madhësia e shkronjave

Komiteti i Ankesave i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) e hodhi poshtë ankesën e Real Madridit dhe la në fuqi pezullimin me katër ndeshje të sulmuesit brazilian, Vinicius Junior.

Vinicius u përjashtua fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Villarrealit (1-0). Real Madrid kërkoi që dënimi të anulohej ose të paktën të ulej, por gjykata e apelit nuk gjeti ndonjë gabim të dukshëm nga gjyqtari dhe gjykoi se vendimi fillestar ishte i justifikuar.

Klubi madrilen e kundërshtoi pezullimin prej dy ndeshjesh për shkak të përjashtimit të tij, si dhe dy ndeshjet shtesë që braziliani mori për shkak të protestës ndaj gjyqtarit Diaz de Mera. Të gjitha argumentet u hodhën poshtë.

Si rezultat, Vinicius nuk do të luajë të dielën kundër Sevillas në Santiago Bernabeu, dhe gjithashtu do të humbasë El Clasicon kundër Barcelonës në Camp Nou më 25 tetor. Ai do të mungojë edhe në ndeshjet e ardhshme të La Ligas kundër Racing Santander më 1 nëntor dhe Valencias më 7 nëntor.

Reprezentuesi brazilian, i cili ka 57 paraqitje për vendin e tij, do të kthehet në fushë në kampionat vetëm pas pushimit ndërkombëtar, në ndeshjen kundër Celtës, e cila është planifikuar për 21 ose 22 nëntor. /Telegrafi/

Komentet