Chelsea vazhdon me fitore, mposht Evertonin në udhëtim

Sport

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier. Ekipi i Xabi Alonsos si duket ka gjetur formën pas pushimit ndërkombëtar, duke marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat. Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë dhe me […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-0 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.

Ekipi i Xabi Alonsos si duket ka gjetur formën pas pushimit ndërkombëtar, duke marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat.

Pjesa e parë u karakterizua me lojë të barabartë dhe me raste të njëjta nga të dyja skuadrat, por pa arritur ta gjejnë rrugën e golit.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin skuadër më e mirë, më kërkuese, krijuan më shumë dhe gjeten edhe golin.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 46-të me anë të Pedro Netos, i cili shënoi për 0-1.

Përkundër shumë rasteve deri në fund, portat mbeten të deri në minutën e fundit, kur përsëri Neto u përkujdes të shënoj për 0-2 dhe të vulos rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e katërt me 13 pikë, ndërsa Evertoni i gjashti me 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e presin në shtëpi Tottenhamin, ndërsa Toffees luajnë në udhëtim te Arsenalit. /Telegrafi/

Komentet