Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka përjashtuar mundësinë e transferimeve të reja për afatin kalimtar të janarit, duke këmbëngulur se është i kënaqur me skuadrën aktuale.
Los Blancos e përforcuan skuadrën e tyre në të gjitha frontet me një mori shpenzimesh mbresëlënëse gjatë verës, duke blerë lojtarë si Yan Diomande, Marc Cucurella, Ibrahima Konate, Carlos Espi, Denzel Dumfries, Bernardo Silva dhe Sergio Martinez.
Megjithatë, rezultatet e tyre kanë qenë të luhatshme në këtë fillim sezoni në La Liga, rezultate të cilat kanë bërë që ekipi dhe trajneri Mourinho të kritikohen kohë pas kohe.
Por, Mourinho ka përjashtuar mundësinë e përforcimit të skuadrës në afatin kalimtar të janarit, pasi është i kënaqur me lojtarët e tij.
Mourinho përgatit revolucion në sulmin e Real Madridit, mësohen planet e “Special One”
“Tregu i dimrit? Nuk po kërkoj nënshkrime të reja, jam i lumtur”, ka thënë fillimisht trajneri portugez.
“Lojtarët po përmirësohen, veçanërisht nëse kemi kohë dhe qetësi. Puna ime është t’i ndihmoj ata të zhvillohen, nuk jam tipi që kërkon lojtarë. Preferoj një skuadër të vogël”.
“Nëse bordi shqyrton diçka, ne do ta vlerësojmë, por unë nuk po marr iniciativën për të kërkuar lojtarë. Nuk dua lojtarë të rinj”, përfundoi Mourinho. /Telegrafi/






