Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) ka pezulluar tenistin serb Stefan Milicevic për 24 vjet dhe e ka gjobitur me 70 mijë dollarë, për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave kundër korrupsionit në tenis.
Sipas hetimit të ITIA-s, 29-vjeçari ishte përfshirë në një rrjet korruptiv, duke rekrutuar ose tentuar të rekrutonte tenistë profesionistë për manipulimin e ndeshjeve.
Hetimet zbuluan se Milicevic ishte i përfshirë në manipulimin e gjashtë ndeshjeve, pesë prej të cilave i kishte zhvilluar vetë, ndërsa ishte përpjekur të ndikonte edhe në rezultate të tjera gjatë periudhës 2022–2024.
Përveç përfshirjes së tij të drejtpërdrejtë, tenisti serb u akuzua edhe për rekrutimin ose tentimin e rekrutimit të lojtarëve të tjerë profesionistë si pjesë e rrjetit të korrupsionit.
Pezullimi i Milicevicit ka hyrë në fuqi më 9 tetor 2026 dhe do të përfundojë më 8 tetor 2050. Ai kishte arritur renditjen më të mirë në karrierë në gusht të vitit 2014, kur ishte pozicionuar në vendin e 1,338-të në botë.
Edhe pse pezullimi prej 24 vjetësh është një nga sanksionet më të rënda në këtë fushë, ITIA ka shqiptuar edhe dënime me përjashtim të përjetshëm ndaj tenistëve të përfshirë në raste korrupsioni, përfshirë Alexis Musialek, Nastja Kolar, Alexandra Riley dhe Karen Khachatryan. /Telegrafi/






