“Mbappe është kandidati im” – legjenda nigeriane zgjedh fituesin e Topit të Artë

Sport

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026, duke e cilësuar yllin e Real Madridit si kandidatin e tij të preferuar për çmimin individual më prestigjioz në futboll. Në një intervistë të publikuar nga “Journal du Dimanche”, ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit ka folur […]

Madhësia e shkronjave

Legjenda e futbollit nigerian, Jay-Jay Okocha, beson se Kylian Mbappe e meriton ta fitojë Topin e Artë për vitin 2026, duke e cilësuar yllin e Real Madridit si kandidatin e tij të preferuar për çmimin individual më prestigjioz në futboll.

Në një intervistë të publikuar nga “Journal du Dimanche”, ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit ka folur për garën e këtij viti, ceremonia e së cilës është planifikuar të mbahet më 26 tetor në Londër.

Okocha pranoi se gara është e hapur dhe se në mesin e kandidatëve janë edhe Harry Kane, Lamine Yamal dhe disa futbollistë të Paris Saint-Germainit.

Megjithatë, ai mendon se arritjet individuale të Mbappes e bëjnë francezin të merituar për këtë çmim.

“Garab= është më emocionues se kurrë. Ka të paktën gjashtë kandidatë: Harry Kane, Kylian Mbappe, Lamine Yamal dhe lojtarët e PSG-së”.

“Mendoj se Mbappe e meriton për faktin se ka qenë golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës (10 gola), Ligën e Kampionëve (15) dhe kampionatin spanjoll (25)”, deklaroi Okocha.

Gara për Topin e Artë 2026 pritet të jetë mjaft e ngushtë, me disa futbollistë që kanë argumente të forta për ta fituar trofeun. Sipas raportimeve, votimi ishte mbyllur rreth dhjetë ditë para publikimit të deklaratave të Okochas. /Telegrafi/