Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në Apel, presidentja Shiroka-Pula mban takimin e parë koordinues

Nacionale

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me krerët institucionalë lidhur strategjinë shtetërore në Apel, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit. “Presidentja e Republikës së Kosovës, […]

Madhësia e shkronjave

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula ka mbajtur takimin e parë koordinues me krerët institucionalë lidhur strategjinë shtetërore në Apel, në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë krijimin e Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Komentet